Obama: Nuk ka arsye për histeri ose frikë nga Ebola

Bota

Obama: Nuk ka arsye për histeri ose frikë nga Ebola

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 14:31

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar nga amerikanët që “të mos përfshihen nga histeria ose frika” për sëmundjen Ebola.

Gjatë fjalimit të tij të sotëm javor drejtur kombit, zoti Obama theksoi se “kjo është sëmundje serioze”, por ka shtuar se krijimi i panikut për Ebolën, “vetëm e bënë më të vështirë gjendjen për njerëzit, që të marrin informaacione të sakta të cilat u duhen atyre”.

“Ne duhet të udhëhiqemi nga shkenca dhe ne duhet t’i mbajmë mend faktet themelore”, tha Obama.

Por, për luftën kundër sëmundjes Ebola do të duhet kohë, tha presidenti amerikan.

“Luftimi i kësaj sëmundjeje do të marrë kohë. Para se kjo të përfundoj, ne ndoshta do të shohim më tepër raste të izoluara këtu në Amerikë. Por ne e dimë se si ta udhëheqim këtë luftë”, tha Barack Obama, gjatë fjalimitt të tij javor drejtuar kombit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat