15 të vdekur nga shpërthimi në Bullgari

Bota

15 të vdekur nga shpërthimi në Bullgari

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 14:52

Zyrtarë të Bullgarisë, kanë njoftuar se numri i viktimave nga shpërthimi i një fabrike të municionit, është rritur në 15, ndërkohë që po kërkojnë edhe për viktima të tjera.

Drejtori për të drejtat civile, Nikolay Nikolov, ka thënë sot se 13 meshkuj dhe 2 gra kanë vdekur nga ky shpërthim.

Nikolov, e ka cilësuar shpërthimin e kësaj fabrike një ditë më parë, më 1 tetor, si pasojë e një gabimi gjatë punimeve.

Kjo fabrikë prodhon municione për përdorim civil si dhe bën shpërbërjen e municioneve të vjetra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat