Ukrainë: Granatime në Donjeck, së paku 10 të vrarë

Bota

Ukrainë: Granatime në Donjeck, së paku 10 të vrarë

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 13:26

Raportohet se në pjesën lindore të Ukrainës, së paku 10 vetë janë vrarë, gjatë granatimeve në qytetin Donjeck, që është nën kontrollin e separatistëve prorusë.

Nga eksplodimi i një predhe në një terren shkollor sot janë vrarë së paku 3 vetë, ndërsa disa të tjerë janë vrarë kur predha e ka goditur një minibus në një rrugë të afërt.

Këto shpërthime kanë ndodhur derisa sot nxënësit e kanë filluar vitin e ri shkollor, i cili ishte shtyrë prej 1 shtatorit, për shkak të luftimeve ndërmjet forcave qeveritare të Ukraianës de separatistëve prorusë. Nga këto luftime, prej muajit prill, janë vrarë së paku 3 mijë vetë.

Për granatime të qytetit Donjeck është raportuar disa herë, përkundër armëpushimit të arritur më 5 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat