OKB, me rezolutë të re mbi terrorizmin

Bota

OKB, me rezolutë të re mbi terrorizmin

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 19:03

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë deklaruar se Këshilli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara OKB, pritet që të kalojë një rezolutë, përmes së cilës i kërkohet shteteve që të dënojnë qytetarët e tyre, të cilët i bashkohen grupeve terroriste të huaja.

Të hënën, Shtëpia e Bardhë e SHBA-së, e ka vlerësuar marrjen e kësaj mase si një hap të rëndësishëm që do luan rol kundër militantëve të Shtetit Islamik, dhe grupeve të tjera terroriste, të cilët po tërheqin në mesin e tyre, qytetarë nga SHBA dhe Evropa.

Megjithatë, ata kanë pranuar se rezoluta e OKB-së, nuk ka mekanizëm detyrues dhe se Bashkësia Ndërkombëtare nuk ka asnjë përkufizim të vetëm të asaj që përbën një grup terrorist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat