Izraeli me 8.2 milion banorë, 75 përqind hebrenjë

Bota

Izraeli me 8.2 milion banorë, 75 përqind hebrenjë

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 15:53

Të dhënat e reja të regjistrimit të popullsisë në Izrael, tregojnë se ky vend ka 8.2 milion banorë, ka njoftuar të hënën Zyra e Qendrës së Statistikave.

Numërimi tregon, se në Izrael saktësisht jetojnë, 8,252,500 banorë, prej tyre 6,186,100 janë hebrenjë, (75 përqind) 1,709,900 arabë (20.7 përqind) dhe 356,500 të tjerë (4.3 përqind).

Në këto të dhëna, përfshihen edhe banorët palestinezë që jetojnë në lindje të Jeruzalemit.

Të dhënat të publikuara vitin e kaluar nga një Institut i Izraelit në Jerusalem, ka treguar se janë rreth 290.000 palestinezë që jetojnë në lindje të Jeruzalemit, shumica prej të cilëve janë leje qëndrimi por jo nënshtetësi të Izrealit.

Këto të dhëna nuk përfshijnë rreth 190,000 punëtorë të huaj, të cilët janë regjistruar si banorë të Izraelot në vitin 2013.

Ndryshe, në krahasim me vitin 2013, popullisa në Izrael është rritur për 1.9 përqind. Populli hebrenjë është rritur për 1.7 përqind, ndërsa arabët për 2.2 përqind.

Raporti tregon se në vitin 2013, më shumë se një e katërta e popullsisë, 28.2 përqind janë nën moshën 14 vjeçare.

Sa i përket jetëgjatësisë, tek gratë ajo shënon 80.3 vjet, kurse për meshkujt 79.0 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat