OKB: 70,000 kurdë sirianë arrijnë në Turqi

Bota

OKB: 70,000 kurdë sirianë arrijnë në Turqi

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 15:43

Rreth 70,000 kurdë sirianë kanë hyrë në Turqi qysh të premten, duke ikur nga ofensiva e xhihadistëve të Shtetit Islamik në verilindje të Sirisë.

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka thënë se ka rritur rolin e saj për të ndihmuar Turqinë në trajtimin e situatës.

Komisionari i lartë për refugjatë i OKB-së, Antonio Gueterres, ka lavdëruar Turqinë për hapjen e kufirit për refugjatë.

Turqia është duke ndërtuar dy kampe, me ndihmën e UNHCR-së, për të strehuar kurdët sirianë.

Turqia ka pranuar mbi 847,000 refugjatë sirianë, prejse ka nisur konflikti në Siri, në mars të vitit 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat