Cameron kërkon unitet, pas refuzimit në referendumin historik

Bota

Cameron kërkon unitet, pas refuzimit në referendumin historik

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 08:45

Kryeministri i britanik, David Cameron, ka bërë sot thirrje për unitet, pasi në Skoci është refuzuar pavarësia në referendumin historik.

“Tash është koha për ne në Mbretërinë e Bashkuar, të bashkohemi dhe të lëvizim përpara”, tha Cameron, gjatë një fjalimi para zyrës së tij në Downing Street, numër 10, në Londër.

Ai theksoi se është i “entuziazmuar” nga votimi që Skocia të mbetet në Mbretërinë e Bashkuar, por votuesve për pavarësi u tha se “ju kemi dëgjuar” dhe ka premtuar se Londra do t’i plotësoj përkushtimet për autoritete më të mëdha për Skocinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat