Bjellorusi: Rundi i ri i bisedimeve për Ukrainën, më 19 shtator

Bota

Bjellorusi: Rundi i ri i bisedimeve për Ukrainën, më 19 shtator

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 00:42

Ministria e jashtme e Bjellorusisë thotë se rundi i ri i bisedimeve për gjetjen e zgjidhjes për krizën në Ukrainë, do të mbahet në kryeqytetin e këtij vendi, Minsk, më 19 shtator.

Rapotohet se në këto takime do të marrë pjesë i vetëshpalluri zëvendëskryeministër i së ashtuquajturës, Republikë e Donjeckut, Andrei Purgin.

Ukraina do të përfaqësohet nga ish-presidenti, Leonid Kuchma.

Këto bisedime mbahen pasi qeveria e Ukrainës dhe separatistët prorusë, janë pajtuar për armëpushim më 5 shtator, në kuadër të një plani paqësor për zgjidhjen e konfliktit vdekjeprurës, që po vazhdon tash e pesë muaj.

Përkundër luftimeve sporadike, armëpushimi në masë të madhe është respektuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat