Marina italiane shpëton 1300 refugjatë afrikanë

Bota

Marina italiane shpëton 1300 refugjatë afrikanë

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 09:01

Fluksi i refugjatëve nga Afrika e veriut drejt ëndrrës për një jetë më të mirë në Evropë, nuk ka të ndalur. Dhe, në këtë mësymje është gjithmonë Italia ajo që goditet e para, si vendi më i afërm për refugjatët pasi të kenë kaluar Mesdheun.
Shumë herë gjatë vitit të fundit anijet me e afrikanëve të varfër janë fundosur dhe në to kanë humbur jetën me qindra refugjatë. Por po ashtu në mjaft raste ata janë shpëtuar nga vdekja e sigurt, falë ndërhyrjes së marinës italiane.
Kështu edhe të dielën, për të satën herë gjatë muajve të fundit, Marina Italiane, sipas të dhënave të saj, ka shpëtuar plot 1300 refugjatë në barkat e tyre që po rrezikonin të mbyteshin në Mesdhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat