Aeroplani kazak, ulje emergjente në Kinë

Bota

Aeroplani kazak, ulje emergjente në Kinë

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 07:53

Një aeroplan luftarak i Forcave Ajrore të Kazakistanit ka bërë ulje emergjente në një aeroport kinez, derisa kthehej nga stërvitjet antiterroriste në Mongoli të Kinës.

Aeroplani ka ateruar në aeroportin ndërkombëtar Yinchuan Hedong, në veri të rajonit Ningxia Hui, pasi ekuipazhi ka raportuar për probleme mekanike.

Katër aeroplanë të tjerë luftarakë të Kazakistanit që kanë shoqëuar avionin Su-27 kanë ateruar po ashtu në aeroportin kinez.

Pas sanimit të problemit, të pesë aeroplanët janë kthyer në Kazakistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat