SHBA-të bëjnë thirrje për protesta të qeta në Pakistan

Bota

SHBA-të bëjnë thirrje për protesta të qeta në Pakistan

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 18:32

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për përmbajtje të krizës politike në Pakistan dhe kanë kërkuar nga protestuesit që të mos përdorin dhunën gjatë demonstratave kundër qeverisë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki ka thënë se thirrja e Uashingtonit është që “të gjitha palët të përmbahen nga dhuna dhe të respektojnë rendin dhe ligjin.”

Ajo ka thënë se njerëzit kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore por duhet të kenë parasysh se ata nuk mund të imponojnë “ndryshime të mëdha kushtetuese të sistemit politik” duke përdorur dhunën.

Të udhëhequr nga lideri i opozitës Imran Khan dhe kleriku populist Tahir ul-Qadri, protestuesit kanë ngritur një kamp përqëndrimi në kryeqytetin, Islamabad, që nga 15 gushti të cilët po kërkojnë që kryeministri Nawas Sharif të japë dorëheqje.

Protestuesit po e akuzojnë atë për manipulim të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 prej të cilave ai morri pushtetin.

Por Sharif ka refuzuar të japë dorëheqje.

Tre persona kanë vdekur gjatë një nate në mes të 30-31 gushtit kur protestuesit u përpoqën që të sulmojnë shtëpinë e kryeministrit Sharif.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat