Arrestohet turisti rus që u ngjit në Urën e Bruklinit

Bota

Arrestohet turisti rus që u ngjit në Urën e Bruklinit

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 09:33

Një turist rus është arrestuar në Nju Jork pasi është ngjitur në maje të Urës së Bruklinit.

Yaroslav Kolchin, 24 vjeç, akuzohet për kalim pa leje dhe ngarkohet me gjobë prej 5,000 dollarësh.

Policia ka thënë se Kolchin është ngjitur në urë përmes disa kabllove dhe ka bërë fotografi nga lart.

Zyrtarët e gjykatës kanë thënë se Kolchin i ka thënë policisë se ai është ngjitur në urë për argëtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat