Dhjetë të vrarë në Gaza

Bota

Dhjetë të vrarë në Gaza

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 08:32

Zyrtarët palestinezë thonë se dhjetë persona janë vrarë në Rripin e Gazës, pasi sulmet e reja izraelite kanë goditur disa shtëpi dhe xhami.

Numri i të vrarëve në këtë rajon është duke u rritur vazhdimisht prejse ka përfunduar armëpushimi më 19 gusht.

Gjatë kësaj periudhe, militantët e Hamasit kanë goditur po ashtu territorin izraelit me qindra raketa dhe mortaja.

Mbi 2,100 njerëz janë vrarë në Gaza prejse Izraeli ka nisur operacionin e tij më 8 korrik. Në anën izraelite janë vrarë 68 njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat