Afganistan: Ka filluar anulimi i votave të parregullta

Bota

Afganistan: Ka filluar anulimi i votave të parregullta

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 16:26

Komisioni i Pavarur Zgjedhor i Afganistanit sot ka filluar t’i anuloj votat e parregullta nga rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale më 14 qershor.

Ky proces bëhet në prani të monitoruesve dhe gazetarëve.

Procesi zgjedhor presidencial në Afganistan ishte bllokuar pasi të dy kandidatët, ish-ministri i financave, Ashraf Ghani, dhe ish-ministri i jashtëm, Abdullah Abdullah, kanë pretenduar se kanë arritur fitore.

Auditi i fletëvotimeve ishte pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, për zgjidhjen e mospajtimeve.

Presidenti në largim i Afganistanit, Hamid Karzai, tha se pasardhësi i tij duhet të inaugurohet më 2 shtator dhe se data nuk do të ndryshoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat