Iran: Përshpejtohet armatimi i palestinezëve

Bota

Iran: Përshpejtohet armatimi i palestinezëve

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 15:06

Irani thotë se do ta përshpejtoj operacionin e armatosjes së palestinezëve në Bregun Perëndimor, në shenjë të hakmarrjes për shkak të dyshimeve se Izraeli e ka vendosur një aeroplan vëzhgues pa ekuipazh mbi Iran.

Këto komente i ka bërë sot, Amir Ali Hajizadeh, komandant i forcave të hapësirës ajrore të Iranit. Ai theksoi se Irani “e rezervon të drejtën për çfarëdo përgjigje”.

Teherani pretendon se pjesëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit e kanë rrëzuar një aeroplan pa ekuipazh të Izraelit, i cili ishte në një mision spiunimi mbi kapacitetin atomik në Natanc, ku pasurohet uraniumi. Natanci është 240 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran.

Televizioni shtetëror i Iranit ka treguar pamje, në të cilat pretendohet se shihet aeroplani pa ekuipazh izraelit, pasi ishte rrëzuar më 23 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat