SHBA tentoi të lironte pengjet në Siri

Bota

SHBA tentoi të lironte pengjet në Siri

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 08:16

Pentagoni ka thënë se ushtria e Shteteve të Bashkuara ka bërë përpjekje për të liruar pengjet amerikane, të mbajtura nga militantët e Shtetit Islamik në Siri, por ka dështuar në gjetjen e tyre.

Përmes një deklarate, Pentagoni ka thënë se operacioni ka përfshirë “komponentë ajrorë dhe tokësorë”.

“Presidenti Barack Obama ka autorizuar misionin këtë verë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Lisa Monaco, ndihmëse e lartë e presidentit Obama në çështjet antiterrorizëm.

Lajmi vjen pak ditë pasi xhihadistët kanë postuar një video, që i tregon ata duke i prerë kokën gazetarit amerikan, James Foley, i cili është rrëmbyer në Siri në nëntor të vitit 2012.

Presidenti Obama është zotuar se do të vazhdojë të sulmojë grupin pavarësisht kërcënimeve të tij se do të vrasë një tjetër peng amerikan.

Obama ka thënë se Shteti Islamik është “kancer” që kërcënon gjithë rajonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat