Izraeli vret gruan dhe fëmijën e udhëheqësit të Hamasit

Bota

Izraeli vret gruan dhe fëmijën e udhëheqësit të Hamasit

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 20:09

Izraeli dhe palestinezët në Rripin e Gazës ndërmorën disa sulme ndaj njëri-tjetrit sot, ndërsa një nga goditjet ajrore izraelite vrau gruan dhe foshnjën e një udhëheqësi ushtarak të Hamasit në Gaza.

Izraeli tha se ka goditur më shumë se 90 objektiva në enklavën palestineze në brigjet e Mesdheut, një prej të cilëve ishte shtëpia e komandantit ushtarak të Hamasit Mohammed Deif. Hamasi tha se Deif është ende gjallë por goditja shkaktoi vdekjen e gruas së tij 27 vjeçare dhe të djalit 7 muajsh.

Disa mijëra vetë morën pjesë në funeralin e tyre dhe bënë thirrje për hakmarrje. Trupat, të mbuluar nga flamuj të gjelbër të Hamasit, u çuan nga një xhaminë e një varreze në një kamp refugjatësh në Jabaliya.

Ministri i Brendshëm Izraelit Gideon Saar e cilësoi Deifin një vrasës të regjur dhe tha se Izraeli do ta ndiqte derisa ta vriste. / voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat