Në një treg në Rripin e Gazës 15 të vrarë

Bota

Në një treg në Rripin e Gazës 15 të vrarë

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 20:37

Zyrtarët palestinezë thonë se së paku 15 vetë janë vrarë dhe 160 të tjerë janë plagosur, nga sulmi ajror izraelit në një treg në Shejaia, afër Qytetit të Gazës.

Ky sulmu bë pak kohë pasi ushtria e Izraelit sot e shpalli një armëpushim humanitar katërorësh në luftime.

Por, ushtria tha se ky armëpushim nuk do të vlente atje ku trupat janë “aktualisht në veprim”.

Hamasi e ka hedhur poshtë armëpushimin si të pakuptimtë.

Armëpushimi është shpallur disa orë pasi predhat e Izraelit e goditën në shkollë të Kombeve të Bashkuara në Gaza, duke i vrarë së paku 16 vetë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA, tha se 3,300 njerëz ishin në shkollë kur ajo është qëlluar.

Më se 1,300 palestineezë janë vrarë prej 8 korrikut, kur Izraeli e filloi ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës, me qëllim që t’i ndalë hedhjet e raketave nga militantët palestinezë brenda në territorin izraelit.

Nga dhuna, poashtu, janë vrarë 56 izraelitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat