Kerry nuk trazohet nga kritikat për Izraelin

Bota

Kerry nuk trazohet nga kritikat për Izraelin

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 18:50

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, thotë se nuk shqetësohet nga kritikat në rritje për përpjekjet e tij për të siguruar armëpushim në mes të Izraelit dhe Hamasit.

Ai ka thënë se megjithë kritikat do të vazhdojë të punoj drejt arritjes së këtij qëllimi.

Kerry ka thënë se ai është përkrahës i idesë që Izraeli ka të drejtë të mbrojë vetën dhe ka hedhur poshtë akuzat se një armëpushim do të ndikonte në sigurinë e Izraelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat