Rripi i Gazës: Grupet palestineze të gatshme për armëpushim

Bota

Rripi i Gazës: Grupet palestineze të gatshme për armëpushim

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 15:45

Grupet palestineze, që luftojnë kundër forcave të Izraelit një Rripin e Gazës, thonë se janë të gatshme për armëpushim 24 orësh.

Disa përpjekje të mëparshme për armëpushim kishin dështuar gjatë disa javëve të luftimeve.

Zyrtari shëndetësor palestinez, Ashraf al-Kidra, tha se së paku 100 palestinezë janë vrarë sot, derisa Izraeli i ka shtuar sulmet ajrore.

Nga ana tjetër, militantët e Gazës e kanë përdorë një tunel për të hyrë në Izrael dhe i kanë vrarë pesë ushtarë izraelitë.

Në konfliktin në Rripin e Gatës janë vrarë më se 1100 palestinezë, shumica prej tyre civilë, dhe 53 ushtarë izraelitë dhe tre civilë.

29 korrik 2014E m

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat