Ukrainë: Ofensivë kundër kryengritësve në Donjeck

Bota

Ukrainë: Ofensivë kundër kryengritësve në Donjeck

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 10:48

Forcat e sigurisë së Ukrainës e kanë filluar një ofensivë kundër separatistëve prorusë në qytetin Donjeck, në pjesën lindore të Ukrainës.

Mbrëmë janë dëgjuar predha dhe eksplodime rreth këtij qyteti, i cili është nën kontrollin e kryengritësve.

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Ukrainës, Andriy Lysenko, tha se ushtarët ukrainas ishin afër qytetit Horlivka, në veri të Donjeckut.

Kjo ofensivë po bëhet derisa forcat e qeverisë në Kiev e kanë rimarë kontrollin ndaj disa territoreve, që ishin mbajtur nga kryengritësit prorusë, në pjesën lindore të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat