Ukrainë: Pretendime të reja për implikimin e kryengritësve në YouTube

Bota

Ukrainë: Pretendime të reja për implikimin e kryengritësve në YouTube

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 17:50

Shërbimet e sigurisë së Ukrainës i kanë publikuar ato që pretendojnë se janë bisedime telefonike të përgjuara, në të cilat kryengritësit prorusë implikohen në rrëzimin e aeroplanit të Malajzisë më 17 korrik, në pjesën lindore të Ukrainës.

Incizimet e publikuara sot në rrjetin YouTube nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), kanë për qëllim zbulimin e bisedës ndërmjet komandantit të kryengritësve, Igor Bezler, dhe një separatisti tjetër, dy minuta para se aeorplani të rrëzohej.

Separatisti i tha komandantit Bezler se aeroplani po fluturon mbi kokë, ndërsa Bezler pyeti se a ishte ky aeroplan spiunimi apo “një i madh”, dëgjohet në incizimin e SBU-së.

Bezler atëherë i tha militantit ta shpërndajë informacionin mëtutje.

SBU më herët e ka publikuar atë që pretendon se paraqet përgjim të tri bisedimeve për të cilat thotë se dëshmojnë se kryengritësit ishin përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit.

Të 298 udhëtarët në aeroplan janë vrarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat