Talibanët vrasin 15 civilë në Afganistan

Bota

Talibanët vrasin 15 civilë në Afganistan

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 12:14

Militantë të dyshuar talibanë kanë vrarë 15 njerëz, të cilët kanë qenë duke udhëtuar përmes rrugëve tokësore në provincën Ghor të Afganistanit.

Sulmuesit kanë ndaluar dy minibusë gjatë natës, kanë urdhëruar pasagjerët të dalin jashtë dhe i kanë vrarë ata, ka thënë shefi i policisë së provincës.

Viktimat, përfshirë tri gra dhe një fëmijë, i përkisnin komunitetit Hazara, i cili ka qenë shpesh shënjestër e talibanëve në të kaluarën.

Sipas Kombeve të Bashkuara, afro 5,000 civilë janë vrarë në gjashtë muajt e parë të këtij viti në Afganistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat