Jep dorëheqje kryeministri i Bullgarisë

Bota

Jep dorëheqje kryeministri i Bullgarisë

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 19:49

Kryeministri i Bullgarisë, Plamen Oresharski, ka dorëzuar dorëheqjen e kabinetit të tij.

Zyra për shtyp e Parlamentit të Bullgarisë ka konfirmuar se ka marrë letrën e dorëheqjes.

Parlamenti pritet ta miratojë atë të enjten.

Qeveria e Oresharskit është e dyta që shpërbëhet në 18 muaj.

Ajo është përballur me disa probleme, përfshirë protestat kundër korrupsionit, përmbytjet vdekjeprurëse dhe një krizë bankare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat