Netanyahu: Presioni ndërkombëtar nuk ka për ta ndalur ofensivën

Bota

Netanyahu: Presioni ndërkombëtar nuk ka për ta ndalur ofensivën

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 19:31

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se ai nuk do t’i nënshtrohet presionit ndërkombëtar për ta ndalur ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës.

Mëtutje, gjatë një konterence për shtyp, sot në Jerusalem, zoti Netanyahu tha se Izraeli do ta vazhdoj ofensivën, derisa militantët palestinezë hedhin raketa nga Gaza në Izrael.

Lëvizja islamiste Hamas, që e qeverisë Rripin e Gazës, e ka përjashtuar çdo mundësi të ndaljes së armiqësive.

Më se 100 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite gjatë ofensivës katërditëshe.

Krahu ushtarak i Hamasit është kërcënuar sot me hedhjen e raketave në aeroportin ndërkombëtar të Tel Avivit.

Ky është konfrontimi më vdekjeprurës izraelito – palestinez, prej nëntorit të vitit 2012.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë një bisede të mbrëmshme telefonike i ka thënë Netanyahut se Uashingtoni është i gatshëm për të ndihmuar për të zhvilluar negociata për arritjen e armëpushimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat