Ligjvënësi rus thotë se djali i tij është i pafajshëm

Bota

Ligjvënësi rus thotë se djali i tij është i pafajshëm

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 15:59

Një ligjvënës rus, djali i të cilit është arrestuar nga Shtetet e Bashkuara këtë javë nën akuzat për hakerizëm, ka thënë se ai është i pafajshëm.

Valery Seleznyov u ka thënë gazetarëve se djali i tij, Roman Seleznyov, ka dëmtime në tru, si pasojë e një sulmi në Marok më 2011, dhe se do të vdesë pa ilaçet e tij.

Roman Seleznyov, 30 vjeç, është arrestuar më 5 korrik në Maldive nga Shërbimi Sekret i SHBA-së dhe është transportuar në Guam.

Ai akuzohet se ka bërë përpjekje të sulmojë sistemet kompjuterike të SHBA-së për të vjedhur numrat e kredit-kartelave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat