Forcat ukrainase rikthejnë një qytet

Bota

Forcat ukrainase rikthejnë një qytet

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 11:30

Forcat e Ukrainës kanë thënë se kanë rikthyer kontrollin e qytetit Siversk, në lindje të Sllovianskut.

Zëdhënësi i ushtrisë, Vladyslav Sleznyov, ka thënë po ashtu se trupat qeveritare janë përleshur me separatistët, të cilët kanë bërë përpjekje të marrin kontrollin e aeroportit të Donjeckut.

Në një tjetër zhvillim, presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, i kanë thënë atij se “është e rëndësishme që të ndalojë luftëtarët separatistë dhe armët që të kalojnë nga Rusia në Ukrainë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat