Shkaku i Apollos së zhveshur, ndryshon pamja e rublës

Bota

Shkaku i Apollos së zhveshur, ndryshon pamja e rublës

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 09:40

Pamjet e Perëndisë së zhveshur grek, Apollo, me shekuj kanë zbukuar ndërtesat dhe pikturat edhe në Rusi.

Mirëpo së fundi, trupi pothuajse i zhveshur i Apollos e ka shokuar aq shumë një ligjvënës rus sa ai dëshiron që edhe pamja e kartëmonedhës ruse në vlerë prej 100 rublave të ndryshojë.

Kartëmonedha, e cila ka vlerë më pak se 3 dollarë, përmban edhe fotografinë e statujes së Apollos duke e ngarë një qerre me katër kuaj në krye të Teatrit Bolshoi, një nga simbolet kryesore kulturore ruse.

Se a do të ketë sukses kjo kërkesë, mbetët të shihet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat