Obama kërkon fonde për imigracionin

Bota

Obama kërkon fonde për imigracionin

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 21:08

Presidenti amerikan Barack Obama po i kërkon Kongresit 3.7 miliardë dollarë për të zgjidhur krizën e imigracionit ndërsa dhjetra mijëra fëmijë të pashoqëruar nga Amerika Qëndrore kanë hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë sot se kërkesa emergjente e shpenzimeve përfshin 1.6 miliardë për forcat kufitare, ndalimin dhe ndjekjen penale të trafikantëve.

Presidenti Obama po kërkon edhe 1.8 miliardë dollarë shtesë për Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane për të dhënë kujdes shëndetësor për imigrantët ndërsa janë në tokën amerikane dhe 300 milionë dollarë të tjerë për Departamentin e Shtetit.

Zyrtarët thanë se financimi për Departamentin e Shtetit do të mbështesë riatdhesimin e imigrantëve, si dhe do të ndihmojë për sigurinë dhe zhvillimet ekonomike për të përmirësuar kushtet që i detyrojnë njerëzit të largohen. Paratë do të shkojnë gjithashtu për fushata mediatike në Meksikë dhe vende të tjera për rrezikun e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Obama po i kërkon gjithashtu kongresit t’i jap Sekretarit të Sigurisë Kombëtare Jeh Johnson autoritet të ri për të shpejtuar procesin e dërgimit të fëmijëve në vendet e tyre.

Presidenti shkon të mërkurën në Teksas ku nuk ka ende plane për të vizituar kufirin por do të diskutojë krizën me zyrtarët lokalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat