Poloni: Arritën trupat e SHBA-ve

Bota

Poloni: Arritën trupat e SHBA-ve

Më: 23 prill 2014 Në ora: 19:44

Në periudhën e tensioneve të larta të perëndimit me Rusinë, trupat e Shteteve të Bashkuara kanë arritur në Poloni, për ta forcuar mbrojtjen e aleatëve të NATO-s në krahun lindor.
Afro 150 ushtarë të Brigadës së 173 ajrore, që është me bazë në Itali, sot ka ardhur në një aeroport në pjesën veriore të Polonisë.
450 ushtarë të tjerë amerikanë pritet të vendosen gjatë ditëve të ardhshme në vendet baltike, Estoni, Lituani dhe Letoni, që poashtu, janë anëtare të NATO-s.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të mbrojtjes tha se vendosja e ushtarëve ka për qëllim t’i dërgoj “mesazh” Rusisë se Uashingtoni i kupton shumë seriozisht përkushtimet për mbrojtjen e aleatëve të NATO-s “shumë seriozisht”.
NATO-ja thotë se Rusia i ka tubuar dhjetëra mijëra ushtarë në kufirin e saj me Ukrainën para ndonjë inkursioni eventual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat