Vrau përdhunuesin e saj, “Kërko falje ose do varesh”

Bota

Vrau përdhunuesin e saj, “Kërko falje ose do varesh”

Më: 21 prill 2014 Në ora: 17:13

Duhet të kërkojë falje dhe duhet të thotë gjithë të vërtetën mbi ngjarjen, pasi në të kundërt dënimi i saj me vdekje do të ekzekutohet brenda një kohe të shkurtër.

Është kjo historia e trishtë e Reyhaneh Jabbari, një vajzë e re nga Irani, e cila vrau me disa goditje thike, një burrë i cili donte ta përdhunonte dhe për këtë arsye u dënua me vdekje.

Por pavarësisht kësaj, ekziston ende një mundësi për ti shpëtuar jetën, ajo duhet të kërkojë falje, ose më saktësisht duhet t’ia kërkojë djalit të viktimës.

Gjithçka ka ndodhur në vitin 2007, kur Reyhaneh Jabbari ishte 19 vjeç, ndërsa vajza gjatë gjithë këtyre viteve ka deklaruar se ka vepruar për vetëmbrojtje.

“Në dëshminë e saj, ajo ka deklaruar se një burrë ishte në apartament, kur im atë u qëllua me thikë, por refuzon të tregojë identitetin e tij”, shprehet Jalal Sarbandi, djali i burrit të vrarë.

Ndërkohë më tej shtohet se nëse Jabbari do të thotë të vërtetën ajo do të falet, ndërsa në të kundërt do të ekzekutohet dënimi me vdekje, duke u varur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat