Ukraina e Rusia, shkëmbejnë akuza me njëra tjetrën

Bota

Ukraina e Rusia, shkëmbejnë akuza me njëra tjetrën

Më: 21 prill 2014 Në ora: 07:19

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer akuza me njëra-tjetrën pas përleshjes vdekjeprurëse që ka ngjarë në lindje të Ukrainës.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka njoftuar se të pakten tre persona janë vrarë dhe tre të tjetre janë plagosur, gjatë incidentit të së dielës në mëngjes, që ka ngjarë në një pikë kontrolli të improvizuar jasht qytetit Slovansky.

Mediat shtetërore ruse kanë njoftuar në anën tjetër, se gjatë këtij sulmi kanë vdekur pesë persona, duke përfshirë tre aktivistë pro-rusë.

Indentiteti i sulmuesit nuk është bërë i qartë.

Ministria e jashtme ruse e ka shfaqur zemërimin e saj mbi incidentin, duke thënë se kjo dëshmon që autoritetet ukrainase nuk dëshirojnë ti çarmatosin nacionalistët dhe ekstremistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat