Vetëmbrohet kapiteni: “Mendova se uji do të ishte shumë i ftohtë për fëmijët”

Bota

Vetëmbrohet kapiteni: “Mendova se uji do të ishte shumë i ftohtë për fëmijët”

Më: 19 prill 2014 Në ora: 15:49

Kapiteni i anijes së Koresë së Jugut që u fundos tre ditë më parë me qindra fëmijë shkolle, ditën e sotme ka mbrojtur vendimin e tij për të vonuar evakuimin e anijes.

Policia e ka marrë në pyetje Lee Joon-Seiok dhe dy nga anëtarët e ekuipazhit të tij herët mëngjesin e ditës së sotme. Të tre janë kritikuar për neglizhimin e qindra pasagjerëve dhe arratisjen nga anija.

Mirëpo Lee këmbënguli se kishte patur frikë se mos pasoja do të ishte më e keqe nëse do të jepte urdhër për lëshimin e varkave të shpëtimit.

“Deri në atë moment nuk kishte ardhur ndonjë anije,” tha ai.

“Nuk kishte as anije peshkimi për të na shpëtuar, ose anije të tjera për të na ndihmuar. Rrymat ishin shumë të forta dhe uji ishte i ftohtë në atë zonë. Mendova se pasagjerët nuk do të merrnin dot frymë nëse do të hidheshin nga anija", shton Lee.

Kapiteni është akuzuar sipas ligjit detar për neglizhencë dhe dështim për t’i siguruar pasagjerët. Deri tani, 32 persona janë shpallur të vdekur dhe 273 rezultojnë të zhdukur. Shumica e tyre ishin nxënës të shkollës së mesme, të cilët ishin në një ekskursion me shkollën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat