Tragjedi në Mont Everest, 13 të vdekur

Bota

Tragjedi në Mont Everest, 13 të vdekur

Më: 19 prill 2014 Në ora: 11:12

Së paku 13 persona e kanë humbur jetën, kurse shumë të tjerë janë lënduar në ortekun e borës që i ka zënë një grup të alpinistëve në Mont Everest, ka njoftuar qeveria e Nepalit.

Orteku i borës është lëshuar drejt grupit prej dhjetëra alpinistëve, sot në mëngjes në lartësinë prej 5.800 metra mbi nivelin e detit.

“Janë nxjerrë trupat e alpinistëve. Tre persona janë rëndë të lënduar. Disa prej tyre janë nxjerrë me sukses, por për disa të tjerë është po gjurmohet”, thuhet në deklaratën e qeverisë së Nepalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat