Biblioteka në Pakistan e merr emrin e Bin Ladenit

Bota

Biblioteka në Pakistan e merr emrin e Bin Ladenit

Më: 18 prill 2014 Në ora: 15:18

Një shkollë islamike për femra në Pakistan e ka ndërruar emrin e bibliotekës. Emri e ri kjo bibliotekë do ta ketë Osama Bin Laden, sipas ish udhëheqësit terrorist të Al Kaidës i cili në vitin 2011 u vra nga komandosët amerikanë.

Shkolla islamike (medrese) Jamia Hasfa është e lidhur me Xhaminë e Kuqe e njohur për lidhjet që ka me ekstremistët, raporton BBC. Në njërën nga dyert gjendet një letër ku shkruan “Bin Laden Shehid”.
Ushtria pakistaneze në vitin 2007 kishte hyrë në këtë xhami, kurse dhjetëra njerëz u vranë më pas gjatë përleshjeve.

Në bibliotekë nuk ka karrige dhe tavolina, por vetëm dy kompjuterë në tokë, raporton BBC nga Islamabadi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat