Ukraina kërkon djalin e Yanukovychit

Bota

Ukraina kërkon djalin e Yanukovychit

Më: 18 prill 2014 Në ora: 14:05

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka shtuar në listën e të kërkuarve djalin e madh të ish-presidentit, Viktor Yanykovych.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka njoftuar se urdhërarresti për Oleksandr Yanukovychin është lëshuar nën akuzat për falsifikim dhe mashtrim.

Ministria po ashtu ka thënë se udhërarresti është miratuar nga një gjykatë.

Vendndodhja e Oleksandr Yanukovychit është e panjohur qysh më 23 shkurt.

Viktor Yanukovych kërkohet po ashtu nga autoritetet e reja në Kiev, nën akuzat se ka urdhëruar vrasje masive të protestuesve antiqeveritarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat