Partia e Erdoganit voton pro kandidimit të tij për president

Bota

Partia e Erdoganit voton pro kandidimit të tij për president

Më: 18 prill 2014 Në ora: 02:20

Shumica e anëtareve të partisë së kryeministrit turk Erdogan, janë shprehur pro kandidimit të tij për president.
Në votimin e fshehtë që është zhvilluar në partinë e Erdogan, anëtarët e partisë duan që kryeministri actual të garojë në zgjedhjet e para presidenciale në Turqi që do mbahen në gusht, e ku presidenti do të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ky votim shihet si një test jozyrtar i matjes së mbështetjes brenda partisë së Erdoganit, që mund ta shtyejnë atë të dorëhiqet nga posti i të parit të partisë. Megjithatë është vet Erdogan ai që do të vendosë në fund nëse do të kandidojë për president ose jo.

“Shumica absolute e partisë beson se Erdogan duhet të garojë për zgjedhjet presidenciale dhe ky votim brendapartiak e ka thënë fjalën e tij në lidhje me këtë cështje”, ka thënë një zyrtar i partisë AKP për Reuters.

Recep Tayip Erdogan i cili dominon skenën politike në Turqi për më shumë se një dekadë, e mban të fshehur ende qëndrimin për postin e presidentit. Partia e tij fitoi bindshëm në zgjedhjet lokale që u mbajtën muajin e kaluar, përkundër akuzave për korrupsion që kanë përfshirë qeverinë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat