Kroacia ekstradon në Gjermani ish-shefin e UDBA-s

Bota

Kroacia ekstradon në Gjermani ish-shefin e UDBA-s

Më: 17 prill 2014 Në ora: 20:34

Autoritetet kroate kanë dorëzuar të enjten tek autoritetet gjermane ish-shefin e shërbimit sekret jugosllav (UDBA), Zdravko Mustaç, i cili kërkohet për përfshirje në vrasjen e emigrantit kroat, Stjepan Gjurekoviq, në Munih, më 1983.

Mustaç, nën përcjelljen e policëve gjermanë, ka udhëtuar drejt Munihut me linjën e rregullt të Lufthansa-s.

Për rastin e njëjtë, në fund të janarit është ekstraduar edhe ish-shefi i shërbimit sekret të Kroacisë, Josip Perkoviq.

Gjyakata e Lartë e Kroacisë ka miratuar ekstradimin e Mustaçit të martën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat