Ukrainë: Vriten tre pro-rusë e plagosen 13 të tjerë

Bota

Ukrainë: Vriten tre pro-rusë e plagosen 13 të tjerë

Më: 17 prill 2014 Në ora: 08:36

Ministri i brendshëm i Ukrainës ka bërë me dije se tre aktivistë pro-rusë janë vrarë në afërsi të qytetit Mariupol, në Ukrainën Lindore.

Ministri Arsen Avakov e ka bërë me dije sot këtë lajm, në faqen e tij Facebook.

Ai ka shtuar se 13 aktivistë të tjerë janë plagosur, derisa 63 të tjerë janë arrestuar.

Disa orë më parë, agjecia ruse e lajmeve Interfax, ka bërë me dije se të shtënat kanë shpërthyer gjatë natës së mbrëmshme në një bazë të Gardës Kombëtare në afërsi të Mariupol.

Ministri ka bërë me dije se të shtënat kanë nisur pasi që seperatistët pro-rusë, kanë tentuar që ta sulmojnë bazën e Gardës Kombëtare.

Ai shtoi se rreth 300 persona e kishin përgatitur këtë sulm teksa po përdornin armë të ndryshme.

Incidenti vjen disa orë para nisjes së bisedimeve në Gjenevë në mes të përfaqësusve të Ukrainës, atyre të Rusisë si dhe atyre nga SHBA-të e BE-ja.

Bisedimet pritet të fillojnë në ora 11.00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat