NASA njofton për prishje në stacionin e gjithësisë

Bota

NASA njofton për prishje në stacionin e gjithësisë

Më: 12 prill 2014 Në ora: 12:08

Për shkak problemeve në kompjuter në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë astronautët ndoshta d të detyrohen të dalin në kozmos dhe kjo do të mund të shtynte lansimin e planifikuar të kapsulës me rezerva të agjencisë amerikane NASA.
NASA ka kumtuar mbrëmë se kompjuteri që gjendet jashtë stacionit nuk iu përgjigjet komandave, por ka shtuar as kompjuteri qendror punon ende dhe se ekuipazhi gjashtë anëtarësh nuk është në rrezik.
Siç theksohet back –up i kompjuterit kontrollon disa funksione që janë të domosdoshme me rastin e dërgimit ë rezervave stacion që ishin planifikuar për të hënën.

Misiioni "SpaceX" tashmë po është në vonesë njëmuajshe për shkak të problemeve me Tokën lidhur me lansimin.
Në stacion aktualisht janë dy amerikanë, një japonez dhe tre rusë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat