SHBA: Nuk do të lëshojmë vizë për Hamid Abutalebi

Bota

SHBA: Nuk do të lëshojmë vizë për Hamid Abutalebi

Më: 11 prill 2014 Në ora: 19:33

Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se nuk do të lëshojë vizë për të dërguarin e ri të Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Hamid Abutalebi.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney, ka bërë me dije se e kanë njoftuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara por edhe vetë Iranin, se nuk do të lëshojnë vizë për Abutalebi.

Zyrtari iranian është i akuzuar për pjesëmarrje në marrjen e Ambasadës Amerikane në Teheran në vitin 1979, me ç’rast ishin marrë peng 52 diplomatë amerikanë të cilët ishin mbajtur për 444 ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat