Rusia “do të ndjekë rregullat e OKB”, jo SHBA-së

Bota

Rusia “do të ndjekë rregullat e OKB”, jo SHBA-së

Më: 11 prill 2014 Në ora: 10:28

Ministri rus i Financave, Anton Siluanov, ka thënë se një marrëveshje e mundshme midis Rusisë dhe Iranit do të ndiqte rregullat e OKB-së për sanksione dhe jo ato të Shteteve të Bashkuara.

Siluanov ka thënë në Uashington, ku është duke ndjekur një takim të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, se Rusia vepron “në bazë të vendimeve të marra nga OKB-ja” dhe se legjislacioni i Uashingtonit ndryshon nga dispozitat e OKB-së.

Sekretari i Thesarit amerikan, Jack Lew, ka paralajmëruar Rusinë se çdo marrëveshje e naftës me Iranin mund të shkaktojë sanksione.

Reuters ka raportuar javën e kaluar se Irani dhe Rusia kanë avancuar drejt një marrëveshjeje, sipas së cilës, Rusia do të sigurojë pajisje dhe mallra për Iranin në këmbim me naftën e tij.

Raporti ka thënë se marrëveshja mund të kapë vlerën e 20 miliardë dollarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat