Dhunë në Dagestan, vritet imami

Bota

Dhunë në Dagestan, vritet imami

Më: 11 prill 2014 Në ora: 10:21

Një imam që ka shërbyer në rajonin e trazuar të Rusisë, Kaukazin Verior, është qëlluar për vdekje.

Magomed Zakaryayev është vrarë nga dy persona të armatosur në Dagestan.

Hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë që ai të jetë qëlluar nga ndjekësit e Islamit ekstrem.

Dagestani ka vuajtur nga dhuna e lidhur me ekstremizmin islamik dhe krimin e organizuar për vite me radhë.

Militantët shpesh sulmojnë policinë, zyrtarët lokalë dhe myslimanët e moderuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat