BE reagon ndaj vendimit rus për të mos importuar mish derri

Bota

BE reagon ndaj vendimit rus për të mos importuar mish derri

Më: 8 prill 2014 Në ora: 14:52

Bashkimi Evropian e ka paraqitur një rast në Organizatën Botërore të Tregëtisë kundër vendimit të Rusisë e cila e ka ndaluar ta pranoj mishin e derrit që eksportohet nga 28 shtete të Bashkimit Evropian.

Komisioneri për tregëti në BE Karel de Gucht, ka thënë sot se ky vendim është në kundërshtim me rregullat e Organizatës Botëroire të Tregëtisë.

Rusia e ka ndaluar importimin e mishit të derrit në janar duke e përmendur frikën nga infektimi, pas rasteve të mortajës që i zbuluan në Lituani dhe Poloni.

Sot ndërkaq, Rusia e ka ndaluar importimin e mishit të derrit edhe nga Moldavia.

Një zyrtar rus, ka njoftuar se produktet e tilla nga Moldavia, kishin ardhur fillimisht nga Gjermania e Polonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat