Afganistan: Fletëvotimet nga 20 provinca arritën në Kabul

Bota

Afganistan: Fletëvotimet nga 20 provinca arritën në Kabul

Më: 7 prill 2014 Në ora: 16:27

Komisioni i Pavarur Zgjedhor i Afganistanit thotë se kutitë me fletëvotime nga 20 prej gjithsej 34 provincave në këtë vend, janë dërguar në kryeqytetin Kabul për numërim final.
Komisioni tha sot se transporti i kutive nga rajonet e tjera do të përfundoj deri më 15 të këtij muaji.
Zyrtarët zgjedhorë, thanë poashtu, se po shqyrtohen afro 2 mijë ankesa lidhur me mashtrim zgjedhor gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe atyre për këshillat provincial, të mbajtura më 5 prill.
Ekipi monitorues i Bashkimit Evropian sot e ka përshëndetur popullin afgan meqë ka treguar “përkushtim të jashtëzakonshëm dhe impresionues për ta zgjedhur udhëheqjen e ve”, duke marrë pjesë në zgjedhje me numër “të lartë që nuk është pritur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat