Kroaci: Janë konfiskuar 806 kg marihuanë

Bota

Kroaci: Janë konfiskuar 806 kg marihuanë

Më: 5 prill 2014 Në ora: 17:26


Policia e Kroacisë thotë se i ka konfiskuar 806 kilogramë marihuanë në vlerë prej afro 1.3 milionë euro.
Kjo është njëra nga sasitë më të mëdha të drogës së konfiskuar në Koraci.
Zyra për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kroaci e ka filluar hetimin kundër 11 personave, pëfshirë tetë kroatë, dy shetas të Bosnjë Hercegovinës dhe një shtetas të Shqipërisë.
Raportohet se dhjetë vetë janë arrestuar, ndërsa shtetasi shqiptar është në ikje.
Aksioni i policisë u bë afër Shebenikut, me ç’rast pjesëtarët e policisë kanë depërtuar në një anije dhe i kanë arrestuar personat e dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat