Aeroplani u rrëmbye nga jashtëtokësorët/ Pasagjerët janë duke jetuar në planet tjetër dhe UFO ka lëvizur me një shpejtësi më të madhe se aeroplanët (Video)

Bota

Aeroplani u rrëmbye nga jashtëtokësorët/ Pasagjerët janë duke jetuar në planet tjetër dhe UFO ka lëvizur me një shpejtësi më të madhe se aeroplanët (Video)

Më: 15 mars 2014 Në ora: 10:14

(E plotësuar) - Aeroplani i “Malaysia Airlines” me 239 pasagjerë në bord ka ditë që është zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij, pavarësisht kërkimeve nga të gjitha anët. Kjo ka bërë që në shesh të dalin edhe shumë teori konspirative.

Njëra ndër to, është edhe ajo, se aeroplani u rrëmbye nga jashtëtokësorët.

Sipas një shkrimi që po qarkullon nëpër media të ndryshme botërore, Boeing 777, vetëm pak para se të zhdukej nga radari, pranë tij është shfaqur një objekt sferik i paidentifikuar. Për më tepër, ky shkrim thotë se sipas gjetjeve të hetuesve amerikanë aeroplani katër orë pas zhdukjes nga radari, ka vazhduar të qëndrojë në ajër.

Deri më tani, ende nuk ka ndonjë dëshmi se aeroplani është rrëzuar në det dhe nëse pasagjerët kanë vdekur. Sipas kësaj teorie pasagjerët do të mund të jenë duke jetuar në ndonjë planet tjetër.

Kjo teori thotë se hulumtuesit kanë gjetur se afër aeroplanit është identifikuar një objekt sferik i paidentifikuar. Ai derisa është në formë të aeroplanit, merr formë sferike, dhe lëvizë me shpejtësi jashtëzakonisht më të madhe sesa aeroplanët e tjerë.

Misteri i avionit malajzian, hamendje të reja

Zyrtarët kirgizë thonë se nuk ka asnjë indikacion se aeroplani i zhdukur i kompanisë Malaysian Airlines ka ateruar apo është rrëzuar në Kirgizi ose përgjatë kufirit Kirgizi-Kinë.

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, ka thënë të shtunën se sistemet e komunikimit me aeroplanin e zhdukur të kompanisë Malaysia Airlines janë ndërprerë me paramendim dhe se aeroplani mund të jetë kudo nga Azia Qendrore deri në jug të Oqeanit Indian.

Autoritetet kirgize i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ato nuk kanë marrë kërkesë speciale për të ndihmuar në kërkimet e aeroplanit të zhdukur.

“Situata në kufi me Kinën është e qetë dhe çdo gjë është nën kontroll”, ka thënë zëvendëskryeministri kirgiz, Tokon Mamytov.

Aeroplani është zhdukur një javë më parë me 239 njerëz në bord, derisa ka qenë duke udhëtuar nga Kuala Lumpuri për në Pekin.

Kërkimet për të vazhdojnë ende.

Avioni i humbur, sistemi i komunikimit është prishur qëllimisht

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, tha se ka një "shkallë të lartë sigurie" që dikush qëllimisht të ketë shkëputur sistemet e komunikimit në avionin e zhdukur malajzian, por ai nuk tha shprehimisht se avioni është rrëmbyer.

Komentet e bëra sot nga zoti Najib shkaktuan një valë të re hamendjesh rresh shkaqeve se përse avioni Boeing 777 u zhduk nga radarët civilë menjëherë pas ngritjes më 8 mars.

Kryeministri Najib tha se diku në afërsi të kufirit të Malajzisë transponderi i avionit u fik, dhe pastaj aeroplani ndryshoi drejtim, duke u shmangur drejt perëndimit, diçka që kishte të gjitha shenjat e një veprimi të qëllimshëm.
Ai tha se pavarësisht nga njoftimet e mediave që flasin për një rrëmbim, autoritetet e Malajzisë janë duke shqyrtuar të gjitha mundësitë rreth shkaqeve që mund të kenë çuar në devijimin e avionit nga itinerari.
Kryeministri i Malajzisë tha se zyrtarët janë duke e përqendruar hetimin përsëri tek ekuipazhi dhe udhëtarët në bord.

Z. Najib tha sinjalet mes aeroplanit të kompanisë Malaysia Airlines dhe një sateliti kanë vazhduar për më shumë se gjashtë orë e gjysmë, pas humbjes së komunikimit normal.
Ai tha se autoritetet po e kërkojnë avionin në dy korridore të mundshme: njëri nga kufiri i Kazakistanit deri në Tajlandën veriore dhe tjetri në drejtimin e pjesës jugore të Oqeanit Indian. Kryeministri tha se përpjekjet e kërkimit në Detin e Kinës Jugore po marrin fund.

SHBA: Avioni malajzian mund të jetë rrëzuar në Oqeanin Indian

Zyrtarët amerikanë thonë se avioni i zhdukur i kompanisë Malaysia Airlines me 239 njerëz në bord mund të jetë rrëzuar në Oqeanin Indian.

Fluturimi me numër 370 u zhduk një javë më parë dhe hetuesit ende nuk kanë gjetur dëshmi të qëndrueshme të asaj që ka ndodhur. Ka shumë teori për zhdukjen e avionit përfshirë rrëmbimin dhe problemet mekanike të përmasave katastrofike.

Zyrtarët amerikanë u thanë mediave amerikane se ata kanë informacione që sugjerojnë se avioni është rrëzuar në Oqeanin Indian, në një distancë shumë të largët në perëndim të linjës së tij të fluturimit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se Shtetet e Bashkuara mund të zgjerojnë kërkimet në Oqeanin Indian për shkak të siç tha ai "informacionit të ri". Ai nuk dha hollësi të tjera.
Ministri malajzian i Transportit Hishammuddin Hussein tha dje se "rrethanat " kanë kanë bërë që kërkimet tashmë të shtrihen në Oqeanin Indian. Ai gjithashtu tha se hetuesit janë duke kërkuar në pjesët e largëta të Detit të Kinës Jugore.

Avionët ushtarakë Indian kanë bërë fluturime vezhguese mbi ishujt Andaman dhe Nicobar dhe më shumë se 500 ishuj të tjerë kryesisht të pabanuar, me pyje të dendura.
Hetuesit besojnë se avioni mund të ketë fluturuar për disa orë pas zhdukjes nga radarët. Ata thonë se avioni kishte dërguar sinjale elektronike në një satelit komunikimi.
Avioni Boeing 777 ishte duke fluturuar në linjën Kuala Lumpur- Pekin kur u zhduk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat