Tërmeti në Kolumbi, raportohen mbi 200 viktima

Bota

Tërmeti në Kolumbi, raportohen mbi 200 viktima

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 08:23
Fotoilustrim

Më shumë se 200 persona kanë vdekur, sipas një llogaritjeje të CNN, dhe më shumë se 1,500 shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë të hënën.

Epiqendra e tërmetit ishte në departamentin veriperëndimor të Choco-s, por dridhja u ndje fort rreth 150 milje larg në kryeqytetin e vendit, Bogota.

Zyrtarët raportojnë se është tërmeti më i fortë i regjistruar në Kolumbi në dekadën e fundit, shkruan CNN,

Qeveria ka shpallur gjendje katastrofe kombëtare dhe ekipet e emergjencës po nxitojnë për të ndihmuar njerëzit që janë bllokuar nën rrënoja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat