Kryeministri japonez: Ukraina rrezikon të shkatërrohet pa mbështetjen e SHBA-së

Bota

Kryeministri japonez: Ukraina rrezikon të shkatërrohet pa mbështetjen e SHBA-së

Më: 12 prill 2024 Në ora: 06:46
Fumio Kishida

Kryeministri japonez, Fumio Kishida është shprehur se Ukraina rrezikon të shkatërrohet nën sulmin e Rusisë, pa mbështetjen e ShBA-së.

Kishida u kërkoi amerikanëve të mos dyshonin në rolin, siç e quajti ai, të domosdoshëm të vendit në çështjet botërore, shkruan Sky News.

“Udhëheqja e ShBA-së është e domosdoshme.

Pa mbështetjen e ShBA-së, shpresat e Ukrainës do të shemben nën sulmin e Moskës”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat