Kremlini pretendon se ka arrestuar 11 të dyshuar për vrasjet masive në Moskë

Bota

Kremlini pretendon se ka arrestuar 11 të dyshuar për vrasjet masive në Moskë

Më: 23 mars 2024 Në ora: 09:46
Kremlini

Shërbimi rus i sigurisë (FSB) thotë se ka arrestuar 11 të dyshuar, duke përfshirë katër të cilët thotë se janë “drejtpërdrejt” të përfshirë në sulmin e mbrëmshëm në sallën e koncerte “Crocus City Hall”.

Mediat shtetërore, RIA dhe TASS raportojnë se kreu i FSB-së ia kishte raportuar lajmin drejtpërdrejt presidentit rus, Vladimir Putinit, i cili ende nuk i është drejtuar popullit rus pas sulmit.

“Drejtori i FSB-së i raportoi Putinit për ndalimin e 11 personave, përfshirë katër terroristë që morën pjesë në sulmin terrorist në Crocus City Hall, raporton shërbimi i shtypit i Kremlinit”, njoftoi TASS.

Nuk u dhanë detaje se kush janë të dyshuarit, nga mund të jenë apo si u arrestuan, raporton skynews.

Kujtojmë se Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se numri i personave të vrarë tanimë është më shumë se 60 ndërsa mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Ndryshe, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për vrasjet, duke pretenduar se ka sulmuar një tubim të madh të të krishterëve në Krasnogorsk në periferi të Moskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat